Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: PDK nuk e ndryshon emrin e nënkryetarës

Gazeta10
11 September 2026 - 10:52

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, para vazhdimit të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët, ka thënë se PDK nuk do ta ndryshojë kandidaturën e saj për nënkryetare.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, para vazhdimit  të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët, ka thënë se PDK nuk do ta ndryshojë kandidaturën e saj për nënkryetare.

E pyetur se si do të veprojë PDK nëse edhe sot nuk votohet Vlora Çitaku, Musliu-Shoshi tha se për partinë e saj emri i Çitakut nuk është çështje diskutimi.

“PDK nuk do ta ndërrojë emrin e kandidatit. Nuk ka diskutim emri i Vlora Çitakut. Mirëpo, për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një Kuvend të konstituuar. Për atë arsye kemi qenë edhe në seancën e kaluar dhe jemi edhe sot”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.