
Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në “Speciale” në Kanal10 ka folur për afatin për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Kolshi ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit janë 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se ky afat është i mjaftueshëm nëse ekziston vullneti i subjekteve politike.
“Prej ditës kur konstituohet Kuvendi kemi edhe 60 ditë kohë, janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit/es nëse ekziston vullneti i subjekteve politike, por përgjegjësia bie në supet e subjektit më të madh politik, sepse ky subjekt ka më së shumti mandate në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Kolshi./Gazeta10