
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se qëllimi i partisë së tij është krijimi i të gjitha institucioneve dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.
Bajqinovci ka deklaruar se opozita po kërkon që Kuvendi të konstituohet dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje, duke iu referuar edhe deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Ne po kërkojmë me i kriju të gjitha institucionet, e jo vetëm Kuvendin e Republikës, që të shkojmë zgjedhje pas dy muajve. I keni dëgjuar deklaratat e opozitës që po kërkojnë Kuvendin me e konstituu edhe me shku në zgjedhje. E keni deklaratën e Avdullah Hotit. Ne nuk po kërkojmë zgjedhje. Ne po kërkojmë, ne po kërkojmë që të krijohen institucionet, vendi mos të shkojë në zgjedhje. Vendi nuk duhet me shku në zgjedhje e katërta herë. Kërkesa e Hoti ka qenë t’i krijojmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. E keni dëgjuar vetë”, tha ai.