Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas Hargreaves, Isufaj pret në takim edhe Prattipatin – Prokuroria njofton se çfarë u diskutua

Gazeta10
11 September 2026 - 18:19

Kryeprokurori i prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ditën e sotme ka pritur në takim, të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, është diskutuar për punën e Prokurorisë Speciale dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Postimi:

Bashkëpunimi me SHBA-në, Kryeprokurori Isufaj takon Prattipatin

Prishtinë, 11 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z.Blerim Isufaj, ka pritur të premten në një takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, znj.Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për punën e Prokurorisë Speciale dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Prokuroria Speciale e ka falënderuar znj. Prattipati dhe Ambasadën Amerikane për mbështetjen e dhënë në hetimet e sukseshme kundër organizatave kriminale që merren me krimin transnacional, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Po ashtu, PSRK-ja i shprehu mirënjohje Asmbasadës së SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.