
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Regjimenteve të Këmbësorisë të Komandës së Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh trajnuese, përgatitore dhe garuese.
Aktivitetet janë zhvilluar me qëllim të avancimit të mëtejmë të aftësive individuale dhe ekipore të pjesëtarëve, duke u fokusuar në përgatitjen fizike dhe psikologjike, përsosjen e shkathtësive ushtarake, si dhe forcimin e punës ekipore, disiplinës, koordinimit dhe reagimit efektiv.
Gjatë këtyre aktiviteteve, pjesëtarët kanë dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri të lartë, duke vënë në zbatim njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit të trajnimit.