Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia bllokon disa rrugë gjatë “Marshit për Liri”

Gazeta10
12 September 2026 - 10:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të sigurisë në lidhje me marshin solidarizues paqësor, “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet sot në orën 14:00, në sheshet kryesore “Zahir Pajaziti”, “Nëna Tereza” dhe “Skënderbeu”.

Qëllimi i këtyre masave, sipas Policisë, është garantimi i sigurisë së pjesëmarrësve në marsh, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“Për shkak të zhvillimit të marshimit dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, do të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura nga aktiviteti, andaj Policia ka paraparë edhe angazhime të njësive policore patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientim të trafikut në rrugët alternative”.

“Sipas planifikimeve policore me qëllim të mbarëvajtjes së marshit rrugët të cilat do të bllokohen për qarkullim në kryeqytet janë rrugët: ‘Agim Ramadani’, ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymberi’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rruge të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, ka njoftuar Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.