Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në tragetin në Filipine, shkon në 76 numri i viktimave

Gazeta10
12 September 2026 - 23:34

Ekipet e shpëtimit në Filipine kanë nxjerrë edhe 41 trupa të pajetë nga një traget që u përfshi nga zjarri, duke e çuar në 76 numrin e viktimave.

Autoritetet bëjnë të ditur se edhe 13 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Procesi i identifikimit të viktimave ka nisur, pasi 30 trupat e nxjerrë një ditë më parë u dërguan në portin e qytetit Coron, ku janë ngritur tenda të përkohshme për ekipet mjeko-ligjore.

Ekipet e shpëtimit, të veshura me pajisje mbrojtëse, janë parë duke nxjerrë qese të zeza me trupa nga një anije e Rojës Bregdetare dhe duke i dërguar në tenda, ndërsa familjarët presin me ankth për të mësuar fatin e të afërmve të tyre, shkruan Reuters.

Mes tyre është edhe 37-vjeçarja Anelyn Magbanua, bashkëshorti i së cilës po kthehej në Coron pasi kishte vizituar fëmijët e tyre në Manila, kur trageti, me më shumë se 130 persona në bord, mori flakë drejt fundit të udhëtimit prej më shumë se 20 orësh.

“Shpresoj që të mos jetë mes të vdekurve që po nxirren nga anija. Shpresoj të jetë gjallë dhe të ketë përfunduar në ndonjë ishull tjetër”, tha ajo.

“Do të jetë shumë e vështirë ta pranoj nëse vërtet ka humbur jetën. Ai i donte shumë fëmijët e tij”, shtoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.