
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në procesin e Hagës ka pasur shkelje të rënda.
Në një intervistë për Euronews, Osmani u shpreh se ka pasur rastin të shohë dokumente nga Avokati i Popullit dhe organizatat ndërkombëtare, që dëshmojnë këtë gjë.
“Jo, nuk duket aspak si një gjyq i drejtë, mjafton të lexosh deklaratën e prokurorit. Përpara se të fillonin diskutimet e tyre, për të parë se si ky ishte një synim i qartë për të rishikuar historinë, siç thashë kishin stigmatizuar të gjithë lëvizjen për liri dhe pavrësi.
Dhe pikërisht kështu ishte. Ishte një lëvizje për liri dhe pavarësi. Ishte një lëvizje për çlirimin e një populli të shtypur, i cili po kalonte gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” deklaroi ajo.
Sipas Osmanit, trupi prokurorial po i shfrytëzonte si argument reagimet e institucioneve të Kosovës, për të thënë se krerët e UÇK-së ende ushtronin ndikim mbi institucione.