
Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokatja e ekipit mbrojtës të Isni Kilajt ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke thënë se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk dëshmojnë synimin kriminal të klientit të saj.
Avokatja deklaroi se pretendimi i ZPS-së për Kilajn bazohet në prova që, sipas saj, nuk janë më shumë se spekulime.
“ZPS-ja pretendon se këto prova mbështesin deduktimin e synimit kriminal të zotëri Kilajt në pikën 14. Thelbi i parashtrimeve të mia përbëhet nga tri pika. Së pari, provat në të cilat mbështetet ZPS-ja nuk janë asgjë më shumë se spekulime. Së dyti, edhe nëse materiali i shkurtit përdoret për të nxjerr deduktime për synimin e zotëri Kilajt në shkurt të vitit 2023, ky deduktim nuk mund të zbatohet dhe për synimin e tij në vizitën e tetorit 2023, pra 8 muaj më vonë, dhe së treti, sidoqoftë, materiali i vizitës së shkurtit nuk mund të konsiderohet si tregues si synim i zotëri Kilajt për të marrë pjesë në grupin Kilaj, i vetmi grup që ka rëndësi lidhur me pikën 14 të akuzës”, u shpreh avokatja.