Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E diel me diell në Kosovë, temperaturat deri në 24°C

Gazeta10
13 September 2026 - 9:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot, e diel, 13 shtator, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nuk priten reshje të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Sipas IHMK-së, përmirësimi i motit dhe rritja e intervaleve me diell do të ndikojnë që kushtet biometeorologjike të jenë më të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës dhe freskimi gjatë natës do të krijojnë kushte përgjithësisht të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

Ndërkohë, kushtet më të qëndrueshme dhe temperaturat e përshtatshme pritet të favorizojnë zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore, si dhe punët në terren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.