
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin e Kosovës, edhe pse nuk është zgjedhur nënkryetari i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha Haxhiu pas zgjedhjes së Emilia Rexhepit si nënkryetare nga radhët e komuniteteve joserbe.
Paraprakisht, Kujtim Shala nga LDK-ja dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.
Kështu, Kuvendi u shpall i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.