Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas disa dështimeve, Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Gazeta10
13 September 2026 - 11:06

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Tanja Vujoviqin nënkryetare të Kuvendit, me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

Vujoviq u zgjodh pas një varg propozimesh të komunitetit jo-shumicë serb, të cilët nuk arritën të marrin votat e nevojshme.

Fillimisht, deputeti Slavko Simiq ishte propozuar për këtë pozitë, por ai mori vetëm tetë vota për, 65 kundër dhe dy abstenime. Pas dështimit të tij dy herë radhazi, Lista Serbe ndryshoi propozimin.
Në votim më pas u hodh deputetja Liljana Stefanoviq, por as ajo nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Propozimi i katërt ishte deputeti, Srdjan Popoviq, por, as ky nuk arriti t’i marr votat e nevojshme.

Branislav Nikoliq, ishte deputeti tjetër që nuk morri votat.
As, deputetja Jovana Radosavleviq nuk pati vota për nënkryetare të kuvendit.

Votat nuk i mori as propozimi i radhës, Milan Joksimoviq.

Po ashtu, as deputeti, Zlatan Elek nuk mori votat e nevojshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.