
Kujtim Shala ka reaguar pasi LVV-ja ndryshoi qëndrim dhe sot e votoi atë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Shala tha se është Vetëvendosje ajo që duhet të japë shpjegime për ndryshimin e qëndrimit, duke theksuar se LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit.
“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet të japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin. Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, tha Shala në një përgjigje me shkrim.
LVV-ja mbrëmë njoftoi se pas një mbledhjeje të brendshme kishte vendosur t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit.