Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Leonora Jakupi publikon projektin e ri “Po vjen Komandanti” në prag të vendimit në Hagë

Gazeta10
15 September 2026 - 8:54

Në një periudhë të rëndësishme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, Leonora Jakupi, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen Komandanti”.

Projekti i ri muzikor vjen si një dedikim për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë përmes muzikës një mesazh nderimi dhe mbështetjeje.

Lansimi i këngës vjen në prag të 16 shtatorit, datë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes këtij projekti, Jakupi rikthehet me një këngë me tematikë patriotike, duke e lidhur me një prej momenteve më të ndjeshme për ish-krerët dhe familjet e tyre.

Kënga “Po vjen Komandanti” tashmë është bërë pjesë e repertorit të artistes dhe pritet të marrë vëmendje të veçantë në këtë periudhë.

Për tekstin është përkujdesur Fatmire Musliu me muzikë nga Edmond Zhulali.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Leonorës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.