Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetari Fidan Rama nga Haga: Vendimi i nesërm është historik i cili do të ketë edhe impakt politik në Kosovë

Gazeta10
15 September 2026 - 10:12

Gazetari Fidan Rama duke komentuar pritjet nga Haga që nesër pritet verdikti final për katërshen e UÇK-së me 16 shtator ka deklaruar se vendimi i nesërm do të jetë historik, duke konsideruar peshën e tij të madhe, por normalisht që si i tillë ai do ta ketë edhe impaktin politik në Kosovë.

“Jam i bindur se kjo do të jetë përpjekja e fundit, për ndekjen ndaj ish-krerëve të luftës”, tha Rama përmes një lidhje direkte në emisionin N’Dritë në Kanal 10.

Sipas Ramës, lënda në këtë proces është mjaft e madhe, ku siç dihet ka pasur rreth 156 dëshmitarë, dhe shumë të tjerë që kanë qenë edhe online, prandaj dosja si e tillë ka qenë majft e madhe, edhe kjo ka marrë kohë rreth 7 muaj, për të shpallë aktgjykimin final.

Ai ka treguar se ekipa e Kanal 10 do të jenë brenda galerisë së mediave dhe do ta përcjellin këtë proces nga afër duke sjell çdo detajë dhe zhvillim që pritet të nodhë.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.