Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Më pak se 15 orë nga aktgjykimi, Sadiku jep detaje nga zhvillimet e fundit

Gazeta10
15 September 2026 - 18:29

Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, duke raportuar drejtpërdrejt nga Haga për emisionin “Gazeta”, ka dhënë detaje për seancën e nesërme, ku pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e parë për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas Sadikut, seanca pritet të zgjasë rreth dy orë dhe, bazuar në paralajmërimet e Gjykatës Speciale, fillimisht pritet t’i lexohet aktgjykimi Hashim Thaçit, e më pas Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sadiku ka folur edhe për vendimin e fundit të gjykatës për vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit.

Ai tha se kjo ka shkaktuar spekulime të shumta, por pas konsultimit me juristë dhe përfaqësues të mbrojtjes, ka marrë vlerësimin se bëhet fjalë për një çështje protokollare.

Sipas tij, në rast se nesër shpallet pafajësia, paraburgimi mund të hiqet dhe të akuzuarit mund të lirohen.

Megjithatë, Sadiku theksoi se në rast të lirimit, Hashim Thaçi nuk do të mund të udhëtojë menjëherë drejt Kosovës, për shkak të një procesi tjetër gjyqësor që është në zhvillim.

Detaje tjera mund ti ndiqni në edicionin special sonte në Kanal10, duke vazhduar nesër nga 7:30 në mëngjes…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.