
Ministri i Jashtëm italian, AntonioTajani, me një postim në Twitter, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin serb, Aleksadër Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Ai ka bërë thirrje për udhëheqje për moderim dhe kundër veprimeve të njëanëshme.
“Kam biseduar me Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve u sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Palazzo Chigi, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për moderim dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, ka shkruan ministri./Gazeta10.