Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Bekim Shyti:Shqiptarët nuk kanë pasur betejë dhe fitore më të madhe se lufta kundër Serbisë

Gazeta10
15 September 2026 - 23:08

Ish-komandanti i UÇK-së, Bekim Shyti, ka folur për pritjet e tij lidhur me vendimin për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Shyti tha se pret që nesër të merret një vendim lirues, duke e cilësuar akuzën si të padrejtë. Ai përmendi edhe pretendimet që, sipas tij, kanë shërbyer si bazë për ngritjen e procesit gjyqësor, duke përfshirë pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikim organesh.

Duke folur për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Shyti tha se qytetarët duhet t’i besojnë drejtësisë dhe materialeve zyrtare.

“Uroj që nesër të gjithë familjarët e kësaj katërsheje të festojmë bashkë në Prishtinë”, u shpreh Shyti.

Ai gjithashtu apeloi që qytetarët të mos bien pre e, siç i quajti ai, “propagandave dhe mekanizmave hibridë”, duke theksuar se pret që dita e nesërme të kalojë pa trazira dhe në atmosferë festive.

“Nesër nuk do të ketë trazira, nesër do të ketë vetëm festë. Shqiptarët nuk kanë pasur në histori betejë më të madhe dhe fitore më të madhe sesa lufta kundër Serbisë”, deklaroi Shyti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.