Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Verdikti i parë do të shqiptohet ndaj Hashim Thaçit, pastaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gazeta10
16 September 2026 - 8:19

Gazetari Fidan Rama në “Speciale” në Kanal10 ka folur për mënyrën se si pritet të zhvillohet seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Rama ka bërë të ditur se vendimet pritet të komunikohen veç e veç për secilin prej të akuzuarve. Sipas tij, procedura do të nisë me ish-presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më pas trupi gjykues do të vazhdojë me Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Në fund vendimi do të shqiptohet për Rexhep Selimin.

Rama ka shpjeguar gjithashtu se të akuzuarit do të ngrihen në këmbë gjatë momentit kur trupi gjykues të komunikojë vendimin.

“Verdikti i parë do të shqiptohet ndaj Hashim Thaçit, pastaj ndaj Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, dhe në fund do të jetë Rexhep Selimi”, ka deklaruar Fidan Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
15 September 2026
Gjykimi Special
15 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.