
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës në pritje të shpalljes së verdiktit për ish-krerët e UÇK’së.
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në nisje të seancës, e cila në Hagë fillon në orën 10:00, ndërsa transmetimi do të bëhet pas 10 minutave.
Në shesh është vendosur një ekran ku do të transmetohet drejtpërdrejt seanca e Hagës.


