Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në emër të popullit, aktgjykimi shqiptohet në prani të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”

Gazeta10
16 September 2026 - 11:00

Në seanën që po zhvillohet në Hagë u tha se aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqiptohet publikisht, në emër të popullit të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith u shpreh se shqiptimi i aktgjykimit po bëhet në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca po ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emer të popullit të Kosovës dhe në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit”, deklaroi Smith.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.