
Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë gjatë protestës së mbajtur të mërkurën në Hagë, ku një pjesë e demonstruesve tentoi të afrohej drejt selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.Sipas Policisë holandeze, protesta ishte zhvilluar në Malieveld dhe ishte e autorizuar nga autoritetet lokale.Pas përfundimit të saj, rreth orës 12:00, një pjesë e protestuesve u nisën drejt Raamwegut, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, pavarësisht se një lëvizje e tillë nuk ishte lejuar.