Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Tajanit ia shpjegova qëndrimet e Serbisë dhe se Prishtina po kërcënon stabilitetin

Gazeta10
06 November 2022 - 12:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, për zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton Gazeta10.

“Antonio Tajanit ia shpjegova qëndrimet e Serbisë për zhvillimet e fundit të situatës në Kosovë. Serbia, si deri më tani, do të veprojë seriozisht dhe me përgjegjësi, duke respektuar detyrimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilin Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Tajani po ashtu ka biseduar në telefon me kryeministrin Albin Kurti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.