Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia fotografon dëmet në objektin e Qeverisë së Kosovës

Gazeta10
17 September 2026 - 10:01

Pas shprendarjes së turmes, Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka dalë për të parë dëmet e shkaktuara në objektin e Qeverisë, pasi xhamat e ndërtesës u thyen gjatë protestës së djeshme.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë po fotografojnë dëmet në objektin e qeverisë, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për rastin, raporton Indeksonline.

Ndryshe, xhamat e objektit u thyen pasi protestuesit e revoltuar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale, gjuajtën me gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Protesta zgjati për disa orë para objektit të qeverisë, ku përveç brohoritjeve dhe përplasjeve me kordonin policor, pati edhe dëmtime materiale në ndërtesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.