Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i PD-së i kërkon Qeverisë së Kosovës të koordinohet me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n

Gazeta10
06 November 2022 - 13:21

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri Kreshnik Çollaku, ka thënë se me interesim të madh po i përcjellin zhvillimet në veriun e vendin, raporton Gazeta10.

Çollaku i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim të plotë me partnerët strategjikë, BE-në, NATO-n dhe SHBA-të.

“Ne sot u kërkojmë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës qëndrime gjakftohta por të vendosura, gjithashtu një koordinim të plotë me partnerët strategjikë SHBA, BE dhe NATO”- tha Çollaku.

Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme iu bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta mbështes Qeverinë e Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare që të vërë nëmbështetje të Qeverisë e popullit të Kosovës, të gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftënxitëse të Serbisë në Ballkan”, theksoi ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.