Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë

Gazeta10
17 September 2026 - 13:31

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare.

Sipas raportimeve, tensione janë shënuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke zhvendosur dhe hapur koshat e mbeturinave në rrugë.

Ndërkohë, pas këtij incidenti kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë vijuar me zhvendosjen e protestuesve dhe zhvendosjen në krah të rrugës të koshave të mbeturinave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.