
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit të mbajtur sot me strukturat e partisë, ka paralajmëruar se Serbia mund ta shfrytëzojë situatën e krijuar për ta dëmtuar Kosovën.
Hamza ka thënë se zhvillimet e fundit kërkojnë kujdes dhe përgjegjësi, në mënyrë që situata të mos përdoret në dëm të vendit.
“Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për ta dëmtuar Kosovën”, ka deklaruar Hamza./Gazeta10