Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s takon gjeneralin italian para marrjes së drejtimit të KFOR-it

Gazeta10
17 September 2026 - 14:56

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka takuar sot gjeneral-majorin italian dhe komandantin e ardhshëm të KFOR_it, Roberto Vergorin.

Kreu i këtij Komiteti, Guisepe Dragone, ka thënë se Vergorin gjatë shërbimit në ushtrinë italiane ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership maksimal në të gjitha detyrat, cilësi këto kyçe për detyrën e re në Kosovë.

“KFOR shërben si një shtyllë e rëndësishme e Aleancës, në bashkëpunim me shumë nga Partnerët tanë. Nën mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një operacion për zbatimin e paqes dhe sot kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Dragone.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.