
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin Xhavit Haziri, në 28-vjetorin e zhdukjes së tij.
Kurti ka bërë homazhe pranë shtatores së Hazirit në Obiliq, duke rikujtuar rrethanat e rrëmbimit të tij më 17 shtator 1998 dhe veprimtarinë e tij politike e patriotike.
Në një postim, Kurti ka thënë se Haziri u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i pagjetur
“28 vite më parë, aktivisti i shquar Xhavit Haziri, u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe u zhduk dhunshëm, duke ngelur i pagjetur që nga atëherë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka treguar se, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e Hazirit, ka bërë homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq, në përvjetorin e zhdukjes.