
Nga ora 21:00 pritet të mbahet sërish protestë në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në lidhje direkte nga sheshi i Prishtinës, gazetari i Kanal10, Lorik Gashi, ka dhënë detaje rreth situatës dhe zhvillimeve të fundit.
Sipas Gashit, aktualisht situata në shesh është e qetë, ndërsa numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është më i vogël krahasuar me ditën e djeshme.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se gjësendet e vendosura gjatë protestës së djeshme kanë filluar të largohen gradualisht nga sheshi.
Ky pastrim i hapësirës, sipas raportimit nga vendi i ngjarjes, mund të lidhet edhe me nevojën për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm për kalimtarët.
Protesta e paralajmëruar për sonte pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa zhvillimet nga sheshi i Prishtinës po ndiqen nga afër nga ekipi i Kanal10.