Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Simiq: Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tani s’ka institucione të Prishtinës në veri

Gazeta10
06 November 2022 - 14:26

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, derisa ka folur në mbledhjen e qytetarëve serbë në sheshin e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se po luftojnë për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, transmeton Gazeta10.

“Çka fituam? Luftojmë për paqe, për stabilitet. Edhe për serbët edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët edhe goranët e të gjithë të tjerët”, ka thënë ai para qytetarëve serbë të Kosovës.

Ai përmendi edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka komuna serbe në Kosovë, por ka komuna me shumicë serbe.

“Para disa ditësh Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Simiq./KOHA/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.