
Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe indinjatë nga aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shpallur nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026.
Në një deklaratë, Këshilli thotë se procesi që çoi në këtë aktgjykim kërkon shqyrtim kritik, duke përmendur kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të paraburgimit dhe procedurave, strukturën e veçantë të Dhomave të Specializuara, si dhe përdorimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” dhe të konkluzioneve rrethanore për përcaktimin e përgjegjësisë individuale.
Sipas Këshillit, këto çështje ngrenë pyetje serioze për procesin e rregullt gjyqësor dhe proporcionalitetin, ndërsa shprehet se nuk është bindur se standardi i fajësisë përtej dyshimit të arsyeshëm është përmbushur.