
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ngritur shqetësime edhe për Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, duke kërkuar rishikimin e tij.
Sipas saj, aty po kalojnë edhe ata që kanë fyer e nuk e njohin pavarësinë e vendit.
“E keqja më e madhe është se me Ligjin për Shtetësinë, Kosova ua ka mundësuar atyre që të regjistrohen si aboriginë edhe ata që kanë kryer krime të jenë në një standard, që ofendojnë popullin dhe nuk e njohin Kosovën. Ky ligj ka kaluar kur ne nuk kemi qenë në pushtet, por edhe sikur të ishim, i kanë votat. Duhet të rishikohet ai ligj”, deklaroi Kadrijaj në emisionin “Ndrïte” në Kanal 10.