Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e paralajmëruar, Ambasada Amerikane del me njoftim

Gazeta10
18 September 2026 - 11:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lajmëruar stafin dhe qytetarët  për protestën që pritet në nis sot, në ora 12:00 në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, si shkak i kësaj mund të ketë vështirësi qarkullimi.

Ambasada paralajmëron se protestat mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të njerëzve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të konsiderueshme në qarkullimin e trafikut në zonat përreth.

Në njoftim, qytetarëve u rekomandohet të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestave, për të evituar vështirësitë në lëvizje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.