
Të rinj nga qendra e mësimit të gjuhëve “Kursi ABC” në Ferizaj kanë vizituar Kampin Bondsteel, ku kanë marrë pjesë në Ditën e Sigurisë Publike të organizuar nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it.
Gjatë vizitës, nxënësit u takuan me pjesëtarë të KFOR-it, zjarrfikës, personel mjekësor dhe veterinar, ndërsa ndoqën edhe një demonstrim me qen të trajnuar për detyra ushtarake.