
Për të katërtën herë radhazi, sonte vazhdon protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas dënimit të tyre me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që luftuan për ne. 🇽🇰”, shkruan në një postim në Facebook, platforma “Liria ka Emër”
“Për lirinë që na e lanë. Për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë”, thuhet në postim.
“Liria ka Emër” i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës sonte.
“Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”.