Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet për dhunimin e një shtetaseje të huaj në Gjakovë, arrestohet një person

Gazeta10
21 September 2026 - 9:11

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 19 shtator.

Policia bën të ditur se viktima është një shtetase e huaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase të huaj”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.