Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK kërkon që Supremja të kthehet nga Haga në Kosovë e procesi i Speciales të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare

Gazeta10
21 September 2026 - 12:18

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të dorëzuar të hënën në Kuvend, synon ndër të tjera dy ndryshime kryesore në mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi gjyqësor.

Ndryshimi i parë lidhet me shkallën supreme. PDK synon që ajo ta ushtrojë funksionin e saj në Kosovë dhe jo në Hagë, ku aktualisht veprojnë Dhomat e Specializuara, përfshirë panelet e Gjykatës Supreme.

Ndryshimi i dytë lidhet me krijimin e një mekanizmi për mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit, me qëllim që funksionimi i Dhomave të Specializuara t’i nënshtrohet një forme më të qartë dhe të përcaktuar të kontrollit dhe mbikëqyrjes.

PDK e dorëzoi projektligjin të hënën, më 21 shtator, në Kuvendin e Kosovës. Kjo nismë vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim të cilin PDK e ka kundërshtuar publikisht.

Rikthimi i shkallës supreme në Kosovë dhe vendosja e një mekanizmi të mbikëqyrjes ndërkombëtare përbëjnë dy nga ndërhyrjet kryesore që PDK synon t’i realizojë përmes ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.