
Kompania rajonale e ujësjellësit (KRU) “Prishtina” bëri të ditur se bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum.
Analizat e ujit të patrajtuar dhe atij të trajtuar të 21 shtatorit kanë rezultuar brenda standardeve për ujë të pijshëm, njoftoi kjo kompani.
“Analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike kryhen rregullisht nga laboratori i akredituar i KRU “Prishtina”, me qëllim monitorimin e cilësisë së ujit”, thuhet në njoftim, duke shprehur përkushtimin për ofrimin e ujit të sigurt dhe cilësor për konsumatorët.