
Luan Hasanaj nga Let’s do it, Kosova ka qenë i ftuar në emisionin N’Dritë në Kanal 10, i cili ka folur rreth pastërtisë në Kosovë.
Ai ka treguar se ëndrra e tij për Kosovën e pastërt po vazhdon tash e sa vite për me jetu në një vend normal duke shtuar se sipas tij një vend normal fillon nga pastërtia.
“Për fat të keq një pjesë e madhe e shoqërisë vazhdon me trajtu keq mjedisin dhe me ndotë atë, por në anën tjetër një pjesë e madhe e institucioneve vazhdojnë me heshtë”, theksoi ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10