Kontaktoni

info@gazeta10.com

Opinion 10

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Gazeta10
22 September 2026 - 13:43
Shkruan: Pandeli Majko

Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e Republikës së Kosovës! Ai ka krijuar efekte “anësore” të cilat kanë tronditur rajonin dhe janë me pasoja të tjera në zhvillim! Në vendimin e Gjykatës së Hagës për shpalljen fajtorë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për “krime lufte” u konsideruan edhe “fakte” të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë!

Republika e Shqipërisë ka një marrëveshje dypalëshe me Dhomat e Specializuara të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës! Kjo marrëveshje përcakton kuadrin juridik të bashkëpunimit zyrtar për kryerjen e veprimeve hetimore, operacionale dhe procedurale brenda territorit të Shqipërisë!

Teksti i vendimit të gjykatës së Hagës e bën të natyrshme kërkesën nga strukturat përgjegjëse të Shqipërisë për informacion zyrtar nga Gjykata e Hagës për implikimin e territorit të Republikës së Shqipërisë në “krime lufte”!

Implikimi i territorit të Republikës së Shqipërisë në vendimin e gjykatës së Hagës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e bën të arsyeshëm kërkesën për përfaqësimin e shtetit shqiptar në procesin gjyqësor të apelimit!

Republikës të Kosovës, vendimi i gjykatës së Hagës i ka lënë hapësira për interpretim keqdashës të procesit shtet-formues!
Shqipëria dhe Kosova kanë arsye të bëhen palë për korrigjimin e vendimit të gjykatës së Hagës pasi janë vendosur përpara një dokumenti ndërkombëtar i cili mund të keqinterpretohet në dëm të interesave të tyre shtetërore!

Vendimi i datës 16 shtator të gjykatës së Hagës, hedh dyshime serioze edhe për legalitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në mars – qershor të vitit 1999! Teksti i vendimit në fjalë, ka lënë hapësira që lufta e parë e NATO-s që nga krijimi i saj, të interpretohet si NDERHYRJE E PALIGJSHME! Kjo ndërhyrje nuk lejoi që ushtria jugosllave (serbe) të “zbatonte ligjin” ndaj veprimtarisë së UÇK-së (e quajtur nga teksti i vendimit si “ndërmarje e përbashkët kriminale”) e cila drejtohej nga “kriminelë lufte”!…

Teksti i vendimit të Hagës ka kthyer në “anomali” jo vetëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së por edhe ndërhyrjen e Perëndimit në vitin 1999!

Në media është publikuar një “anomali” tjetër! Ai është një dokument i cili deri tani nuk është përgënjeshtruar!

Ai është një “procesverbal” i një takimi të mbajtur në 7 dhjetor 2020 me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Prishtinë! Aty merrte pjesë edhe gjykatësi Jack Smith (lexuesi i vendimit në Hagë)!

Në këtë takim, një muaj pas arrestimit të ish drejtuesve të UÇK-së, gjykatësi Jack Smith ka deklaruar në takimin e datës 7 dhjetor 2020 se “….që të katërt do dënohen me dënim të përjetshëm”!
Nëse dokumenti i takimit i datës 7 dhjetor 2020 konsiderohet i vërtetë, ai është një provë e mosrespektimit të etikës në një gjykatë ndërkombëtare! Ky dokument ngre pikëpyetje të rëndësishme për seriozitetin e gjykimit në Hagë!

Në gjykimin e 16 shtatorit shqiptarët morën një mësim tronditës!

Teksti i vendimit të gjykatës në Hagë ishte një “zgjim” i dhimbshëm!…

U zgjuan në Krushë të Vogël!…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Opinion 10
23 August 2026
Opinion 10
04 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.