Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me 1 Tetor organizohet protestë gjithë popullore nga “LIRIA KA EMËR”

Gazeta10
22 September 2026 - 14:29

Platforma “LIRIA KA EMËR” do të organizojë protestë gjithë popullore me datën 1 Tetor në sheshin “Skenderbeu”  prej  orës 16:00 në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj platforme përmes një konference me media.

Ismail Tasholli nga platforma “LIRIA KA EMËR” ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për procesin juridik i cili do të nisë në Hagë,  lidhur me procesin e shkallës së mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së në Apel.

“Sot nuk jemi këtu për pushtet e opozitë. Nuk jemi këtu për të hapur betejat e djeshme politike. Sot duhet të jemi bashkë. Përpara nesh është një proces vendimtar dhe një fazë e re juridike. Prandaj kërkojmë që institucionet e Republikës së Kosovës të veprojnë me përgjegjësi, koordinim dhe transparencë. Qeveria duhet të na tregojë qartë: Cili është plani?

Cila është strategjia shtetërore? Çfarë mbështetjeje juridike dhe financiare do të ofrohet? Çfarë do të bëjë diplomacia e Kosovës? Si do të angazhohen institucionet akademike dhe ekspertët ndërkombëtarë?”, tha ai.

Tasholli bëri thirrje që sa më parë të ftohet një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

“Me një pikë të rendit të ditës, mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike. Sepse, në këto momente nuk duhet të ketë Prishtinë e Tiranë që shikojnë larg njëra-tjetrën. Duhet të ketë një tavolinë, një koordinim dhe një përgjegjësi të përbashkët institucionale”, kërkoi mes tjerash Tasholli. /GAZETA10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.