Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Meta: Situata në veri, tendencë e Rusisë për të krijuar vatra të reja të krizës

Gazeta10
06 November 2022 - 18:05

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se tensionimi i situatës në veri të Kosovës është një lojë tepër e rrezikshme për paqen e sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo situatë përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë dhe Vladimit Putin, për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë, dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit botëror me krijimin e tensioneve dhe vatrave të reja të krizës në vende të ndryshme të botës.

“Mbështesim çdo veprim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të mbrojtur rendin demokratik e kushtetues të vendit dhe bëjmë thirrje për ulje të tensioneve. Qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e Republikës”, ka shkruar Meta.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve shtetërorë dhe institucionalë të Kosovës, që në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, BE dhe NATO-n të gjejnë zgjidhjen e duhur për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në zbatim të Kushtetutës së Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.