
Analisti politik Basri Muja, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Muja ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë imune ndaj presionit publik, veçanërisht në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit në Hagë.
Sipas tij, vendimi i Kushtetueses duhet të shërbejë edhe si sinjal për partitë politike që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.
“Besoj që do të ulen dhe do ta gjejnë zgjidhjen, sepse Kosova sot mendoj se nuk ka luksin për qëndrime strikte partiake. I kemi disa probleme më të mëdha, të cilat kërkojnë zgjidhje përtej interesave të ngushta partiake”, ka deklaruar Muja.
Ai ka theksuar se një nga sfidat kryesore mbetet përgatitja për procesin e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke e konsideruar atë si një çështje që kërkon vëmendje dhe angazhim institucional./Gazeta10