Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Gazeta10
24 September 2026 - 13:29

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Në një takim në Bundestag, Zulfaj kërkoi që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës gjatë kësaj vjeshte. Sipas tij, pothuajse 4 vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa statusin e vendit kandidat.

Zulfaj u takua me kryetarin e Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian, Anton Hofreiter, zëvendëskryetarin Johannes Schraps dhe anëtarin e komisionit Peter Beyer. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Kryenegociatori, sipas një kumtese të zyrës së kryeministrit, në kuadër të së cilit funksionin, kërkoi që deputetët gjermanë të angazhohen në lidhje me Kosovën edhe përmes kontakteve me parlamentarë të shteteve të tjera anëtare. Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë ka peshë të veçantë në politikën e zgjerimit të BE-së.

Në njoftim thuhet se palët diskutuan edhe për reformat, zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, si dhe për harmonizimin e saj me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Aty, po ashtu, bëhet me dije se kryenegociatori Zulfaj i falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për solidaritetin dhe përkrahjen gjermane në momentet vendimtare të historisë sonë – nga çlirimi dhe rindërtimi pas luftës, te rruga drejt pavarësisë, shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.