Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi

Gazeta10
24 September 2026 - 13:39

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është dashur të reagojë publikisht lidhur me procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka frikë nga mundësia e një aktakuze të re apo arrestimit.

Në një prononcim për “Zërin”, Lushtaku tha se Qeveria, pavarësisht dallimeve dhe bindjeve politike, është dashur të bëjë një deklaratë lidhur me këtë proces.

“Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, tha Lushtaku.

I pyetur nëse ka frikë se mund të përballet me një aktakuzë të re apo të arrestohet, Lushtaku u shpreh se nuk ka arsye për një shqetësim të tillë.

“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo”, deklaroi ai.

Lushtaku tha se vazhdon të mos ketë besim në Dhomat e Specializuara të Kosovës. I pyetur nëse pret që Apeli të rrëzojë vendimin e shkallës së parë, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim, ai tha se nuk beson në këtë gjykatë.

“Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku pas protestës së së mërkurës në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.