
Kombëtarja e Kosovës do t’ia nisë aventurën e Ligës së Kombeve si nikoqir i Republikës së Irlandës.
Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë disa ndryshime, duke zgjedhur rreshtimin 3-4-3, ku nga minuta e parë luajnë dyshja Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja, të cilët jemi mësuar shpesh t’i shohim në stol.
Në mbrojtje, Ilir Krasniqi do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin e pensionuar pranë Lumbardh Dellovës dhe Albian Hajdarit.
Në anën tjetër, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda mbesin në krahë, kurse Veldin Hoxha do të luajë në vendin e të lënduarit Elvis Rexhbeçaj pranë Leon Avdullahut.
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja; Muriqi
Irlandë: Kelleher; Egan, O’Shea, Abankwah; O’Brien, Ogbene, Knight, Molumby, Sacales; Azaz; Parrott.
Përballja do të nisë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.