
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Republika e Kosovës është më e sigurt se asnjëherë më parë dhe se qytetarët në veri të vendit jetojnë të lirë dhe të mbrojtur nga shteti.
Kurti i bëri këto deklarata gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore kushtuar rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Republika është më e sigurt se asnjëherë më parë dhe në veri qytetarët jetojnë të lirë e të mbrojtur nga shteti”, deklaroi Kurti.
Në fjalimin e tij, kryeministri vlerësoi edhe sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës, duke e cilësuar atë si dëshmor të Republikës së Kosovës.