
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakovic, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork në margjina të Samitit të Kombeve të Bashkuara.
Në një fotografi të shpërndarë nga Konakovic, ai ka shkruar se mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta i lidhin të dy vendet edhe më fortë.
“Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta na lidhin fort.”, ka shkruar Konakovic.
Të dy ndodheshin në Nju-Jork gjatë takimeve të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, që trajtonin çështje të sigurisë, politikës së jashtme dhe të së ardhmes evropiane të rajonit.