Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i ri amerikan arrin në Shqipëri, të shtunën Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale tek Presidenti Begaj

Gazeta10
25 September 2026 - 15:11

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt ka ardhur në Shqipëri ku pritet që nesër të dorëzojë letrat kredenciale në një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj.

Eric Wendt është gjeneral-lejtnant amerikan në pension, me njw profil kryesisht ushtarak dhe i sigurisë: ka shërbyer mbi 34 vjet në ushtri, ka komanduar forcat e operacioneve speciale të NATO-s, përfshirë trupa shqiptare, dhe ka punuar me ushtarë shqiptarë edhe në Afganistan. Pas daljes në pension, ka dhënë mësim për komandimin dhe udhëheqjen në Naval Postgraduate School.

Gjatë seancës në senat në muajin maj ai renditi si përparësi të misionit të tij në Shqipëri uftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës; bashkëpunimin në mbrojtje e siguri kibernetike; si dhe trajtimin e drejtë e transparent të investitorëve amerikanë në sektorë si energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale. /Shqiptarja.com/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.